Moti sot do të jetë me mëngjes të ftohtë, pasdite me diell me temperatura deri në 28 gradë


Moti këtë mëngjes do jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 25 gradë.

Sipas parashikimeve, moti me diell dhe relativisht ngrohtë do të vazhdojë edhe nesër me vranësira lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull të lehtë ose vranësira të ulëta. Duke filluar nga e enjtja, do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa të premten dhe të shtunën priten reshje lokale shiu. Temperaturat ditore do të fillojnë të bien.