Detaje të reja: Një i burgosur ka qëlluar sonte drejt një anëtari të grupit të Gërçecit


lNjë i burgosur, për të cilin aktualisht nuk është e qartë se si ka dalë nga burgu, ka qëlluar drejt një anëtari të grupit të Gërçecit rreth orës 18:10, sipas burimeve të TV21. Personi që në atë moment po lëvizte në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” u qëllua në këmbë. Më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” për trajtim mjekësor. Mjekët konstatuan një plagë me armë zjarri në këmbë.