U takuan për shit-blerjen e një telefoni, 24-vjeçarit nga Haraçina i merret me dhunë telefoni


Më 13.10.2024, në orën 17:58, në SPB Shkup, A.J. (24) nga fshati Haraçinë, Shkup, ka raportuar se rreth orës 17:37 në zonën e Bit Pazarit, një person i kishte marrë me forcë telefonin celular, pasi më parë ishin dakorduar të takoheshin për shitblerjen e telefonit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.