E rëndë në Tiranë! U paraqit në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 12-vjeçari


Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, i mituri është dërguar në spital nga familjarët rreth orës 18:15, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, ka ndërruar jetë.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet pse 12-vjeçari ndërroi jetë, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes