Hati i TikTok-ut trazon rrjetin! Fatma Naçi komenton jetën e saj luksoze: Nuk është modeli më i mirë


E ftuara e mbrëmjes në “Goca dhe Gra”, Fatma Naçi në një intervistë ndryshe foli gjatë për jetën e saj, familjen, si dhe bashkëshortin dhe projektet e Elvis Naçit. Tema kryesore e mbrëmjes ishte hapja e xhamisë së “Namazgjasë”, por nuk mund të mungonin dhe pyetje të tjera.

Ndër të tjera, Fatma u pyet nga moderatorët për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok.

Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësinë e kësaj bote, ndërsa tha se nuk e lejon as feja e as edukata të paragjykojë personin në fjalë.

-Ç’qëndrim ke në lidhje me vajzat që përdorin rrjetet sociale, veçanërisht rastin Hati, vajzat me shami që e përdorin për të reklamuar jetën e luksit.

Fatma Naçi: Në parim në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh mirësitë e kësaj bote dhe botës tjetër thotë Zoti. Zoti nuk i ka bërë të ndaluara, por mënyra sesi kërkon të jesh e famshme, kjo nuk është modeli më i mirë për mendimin tim. Nuk kam të drejtë ta paragjykoj, nuk ma lejon as feja as edukata.

-A është mburrja një mëkat në Islam?

Fatma Naçi: Nuk mund të paragjykoj një njëri, mendoj se po e bën për marketing. Jam një ndjekëse e keqe e rrjeteve sociale, vajzat më kanë thënë çfarë mendon ti dhe aty e kam marrë vesh.