Arrestohet dileri nga Gostivari, kishte të vuajë dënim me burg


Më 09.10.2024, në orën 01:10, në rrugën “Zhivko Brajkoвski” në Gostivar, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar ndaluan A.I. (29 vjeç) nga Gostivari, për shkak të dyshimit për involvim në tregtimin e drogës dhe sepse ishte në kërkim me urdhër gjyqësor për të përmbushur një dënim prej një viti e gjysmë për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paligjshme e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Ai u dorëzua në Burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.