Sulmoi fizikisht një polic që tentoi ta ndalonte të arratisej nga burgu: Kallëzim penal për të dënuarin


SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër A.A. (25) nga Shkupi.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “pengim të një personi zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.

Më 15.03.2024, i denoncuari kishte sulmuar fizikisht një oficer policie të burgut, i cili ishte përpjekur ta ndalonte atë të arratisej nga institucioni ndëshkues-korrektues, ku po vuante dënimin me burg.