“Burgosja e Ervin Salianjit, akt banditesk”- Ilir Meta i bashkohet tubimit të opozitës: Do protestojmë deri në përmbysjen e regjimit


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta I është bashkuar protestës së opozitës para kryeministrisë.

Gjatë marshimit nga selia e PL drejt bulevardit, Meta foli për gazetarët, duke thënë se do të protestojnë deri në arritjen e objektivave, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi I qytetarëvë.

Meta tha se burgosja e deputetit Ervin Salianji është një akti banditesk. Sipas tij ai u burgos vetëm se denoncoi lidhet e qeverisë me trafikun e drogës.

“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi I njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Ilir Meta.

Bulevardi është plot – u shpreh Ilir Meta- dhe njerëzit janë të revoltuar.