Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, dy ditë pas vdekjes të vëllait të tij


Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u nda nga jeta të shtunën. Lajmin e vdekjes së tij, e bënë të ditur familjarët e tij.

Të ndjerit ju dha lamtumira e fundit një ditë më pas në fshatin Negroc, derisa i pranishëm nuk ishte ish-kryekuvendari.

Burimet e Periskopit bëjnë me dije se sot në Kosovë ka arritur Jakup Krasniqi.

Menjëherë ka me u nis për Hagë. Nuk i kanë dhënë ma shumë kohë me qëndru”, thotë ky burim.

Nën përcjelljen e EULEX-it, Krasniqi është nisur për në shtëpinë e tij.

Sipas burimeve, ish-kryekuvendarit nuk i është dhënë leje nga Haga të qëndrojë më gjatë në Kosovë. Krasniqi do të kthehet po sot në Hagë aty ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj tij,/PERISKOPI