Taravari konfirmoi se foshnja që vdiq ishte refuzuar për hospitalizim në Klinikën e Fëmijëve


“Nëse ka faj, do të ketë përgjegjësi,” premtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke folur për rastin e foshnjës 14-muajshe që vdiq në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Ai tha se po hetonte rastin, për të cilin familja pretendon se fëmija ishte çuar në Klinikë dhe nuk ishte pranuar për hospitalizim. Taravari tha se edhe ai ka informacione të tilla.

“Fatkeqësisht, është kthyer prapa. Nëse kjo ishte për shkak të gabimit mjekësor ose mosdijes, duhet të konstatohet. Patjetër që duhet të ketë përgjegjësi. Megjithatë, mos prisni që unë të gjykoj që sot si ka ndodhur. Lejoni organet përkatëse të shtetit të hetojnë gjithçka në detaje. Në fund, dikush duhet të mbajë përgjegjësi kur ka raste të tilla tragjike në sistemin shëndetësor,” deklaroi Taravari.

Ai njoftoi edhe krijimin e një komisioni të veçantë së bashku me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor

“Duhet që nesër, në Ministri, së bashku me IShSh-në, të krijojmë një Komision dhe të veprojnë menjëherë, të marrin parasysh të gjitha detajet dhe në fund të merret një vendim dhe të dorëzohen në organet gjyqësore për të marrë një zgjidhje përfundimtare se si duhet vepruar,” tha ministri.

Autopsia e trupit të foshnjës është përfunduar.