Aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë/ Përplasen 3 makina, plagosen 7 persona


Shtatë persona janë plagosur nga një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërkohë, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku sipas informatave lëndimet janë të lehta.

Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.