Prilepi do ta shpallë të premten më 4 tetor, si ditë zie

Për shkak të aksidentit tragjik në rrugën magjistrale Prilep-Manastir, ku humbën jetën tre punonjës shëndetësorë nga Prilepi, dy mjekë dhe një teknik të radiologjisë, kryetari i Këshillit të Komunës së Prilepit caktoi mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për orën 18:00, me pikën e vetme të rendit të ditës – Propozim-vendimi për shpalljen e ditës së zisë në Prilep. Sipas propozimit, dita e nesërme, e premte 4 tetor, do të shpallet ditë zie.

Në aksidentin e trafikut në mëngjes, në rrugën magjistrale Prilep-Manastir, në dalje të qytetit pranë fshatit Lagovë, humbën jetën Aleksandar Risteski, specialist radiolog, gjinekologu Nikola Vasileski dhe teknik i radiologjisë Fançe Jovanoska, të cilët prej shumë vitesh punonin në spitalin Plodnost në Bitola. Aksidenti ndodhi kur automjeti i pasagjerëve “Toyota”, ku ndodheshin punonjësit shëndetësorë, u përplas me një kamion transporti. Për shkak të forcës së goditjes, shpërtheu zjarr.