Ishte në kërkim për vuajtje dënimi me burg, arrestohet 37-vjeçari nga Bogovina e Tetovës


MPB ka njoftuar se me datë02.10.2024, në ora 15:30, në Bogovinë të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Kamnjanit arrestuan E.B. (37) nga Bogovina, i cili kërkohej me urdhër-arrest për vuajtje të dënimit me burg. Personi u dërgua në Institucionin Penalo-Korrektues të Burgut të Tetovës për të vuajtur dënimin.