Tymy që sot mbuloi shumicën e Shkupit këtë mëngjes vjen nga Çairi, ku një ndërtesë banesore ka shpërthyer në flakë. Zjarri ka filluar të përhapej nga katet e bodrumit së ndërtesës, nga ku po del edhe tym i dendur.
Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës janë në vendngjarje, dhe do të japin më shumë detaje pas përfundimit të operacioneve.
Sipas raportimeve nga “Telma”, është duke u realizuar një evakuim urgjent i banorëve, ndërsa disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit.