Prokuroria Publike e Strugës ka paraqitur një akuzë të re ndaj kryetarit të qytetit, Ramiz Merko. Kjo akuzë lidhet me emërimin e paligjshëm të një drejtori të shkollës, raporton Pa Censurë.
– I akuzuari me vetëdije ka shkelur ligjin gjatë emërimit të një personi si drejtor i përkohshëm të një shkolle fillore në fshatin Radolishtë. Megjithëse ligji për arsimin fillor parashikon se drejtori i përkohshëm duhet të zgjidhet nga radhët e punonjësve të shkollës që plotësojnë kushtet për të qenë drejtor, i akuzuari më 12.01.2022 emëroi një person që nuk i përmbushte këto kushte, pra nuk kishte përvojë pune prej së paku pesë vitesh në punë arsimore, njoftoi Prokuroria.
Personi i emëruar ka ushtruar detyrën e drejtorit të shkollës nga 12.01.2022 deri më 31.07.2023, gjatë të cilit periudhë i janë paguar paga dhe kontribute si drejtor i përkohshëm, duke i shkaktuar kështu dëm shkollës. Pa Censurë