Arrestohet 37 vjeçari nga Tetova, gjatë kontrollit policia i gjen një thikë


Me datë 30.09.2024, në ora 21:00, në parkingun në rrugën ,,180” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin Gj.S.(37) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të ligjit për armët.