Mickoski: Këto 100 ditë nuk ishin të lehta, por realizuam qindra projekte!

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se në këto 100 ditë kanë trashëguar shumë probleme që ka lënë qeveria e kaluar.
Ai tha se100 ditët e para nuk kanë qenë të lehta por se shumë gjëra u bën të qarta se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.
“Më e rëndësishmja, treguam se jemi të vendosur për tu ballafaquar me sfidat pa dallim nga pengesat me të cilat përballemi. Sa më shumë e dimë se situata është e ngarkueshme nga ajo që pritëm, vendosshmëria jonë bëhet më e fortë. Jemi 100% të fokusuar në realizimin e projekteve dhe plotësimin e premtimeve. Këto 100 ditë nuk ishin të lehta por ishin vetëm fillimi”, tha Mickoski, duke shtuar se ata janë fokusuar në stabilizimin e gjendjes financiare të shtetit.
Ai tha se kanë realizuar qindra projekte, do të sjellin investime të reja, nuk i kanë harruar nxënësit, mësimdhënësit, mjekët, pensionistët dhe të gjithë.
Mickoski tha se vetëm për 100 ditë, kanë mundësuar pensione më të larta për 330 mijë pensionistë.