Përplasja në Kuvend – deputetët e PD-së nxjerrin jashtë karriget dhe iu vënë flakën


Deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri i kanë vënë flakën karrigeve jashtë Kuvendit.

Kjo për shkak të tensioneve në seanca plenare e mbajtur këtë të hënë.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren në shenjë proteste ndërsa kryeparlamentarja ka tentuar të vijojë seancën normalisht.

Ata kanë hedhur edhe sende të forta në drejtim të kryeparlamentares.

Kjo përplasje vjen pasi deputetët e opozitës paralajmëruan se nuk do të kishte më marrëdhënie institucionale mes opozitarëve dhe mazhorancës në parlament, pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji.