Sulejmani njofton se Ministria e Kulturës ka shpallur konkurset vjetore për mbështetje të projekteve për vitin 2025


Zv.ministrini i kulturës ka njoftuar se sapo janë shpallur konkurset për mbeshtetje të projekteve për vitin 2025.

“Të dashur punonjës dhe organizata kulturore, me kënaqësi ju njoftojmë se Ministria e Kulturës ka shpallur Konkurset Vjetore për projekte të interesit nacional për vitin 2025.

I ftojmë të gjithë ata që punojnë në fushën e kulturës dhe artit të përfitojnë nga këto mundësi për financimin e projekteve tuaja dhe të kontribuoni në pasurimin e trashëgimisë sonë kulturore. Detajet për konkurset mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit, në seksionin “Konkurse”.

Presim me padurim idetë dhe projektet tuaja që do të pasurojnë jetën kulturore në vendin tonë!”, shkruan Sulejmani në facebook.