Me datë 28.09.2024 në ora 23.00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.J.(28) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën “vrasje në tentativë”, të kryer me 26.09.2024 ndaj një të mituri nga Tetova. Gjegjësisht, me datë 27.09.2024 është raportuar nga një i mitur nga Tetova se më herët me datë 26.09.2024 rreth orës 22:00 në një puntori në Tetovë, e ka sulmuar me sende të mprehta dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. L.J. është ndaluar në komisariat për hetime të mëtejshme.