Ndërron jetë një lehonë në Spitalin e Kumanovës


Mbrëmë në Kumanovë, një grua lehonë ndërroi jetë në spitalin e Kumanovës. Foshnja e porsalindur u transferua në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup. Nga MPB konfirmuan se rasti është raportuar te ata. Trupi i së ndjerës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimi duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së gruas lehonë 32-vjeçare.