Vdes 47-vjeçari nga Kumanova, para disa ditëve kishte rënë në kokë në një rrugë para stadiumit të KF “Bashkimi”

MPB ka njoftuar se me 26 shtator 2024, në orën 19:50, në SPB Shkup u raportua se në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërruar jetë M.D. (47) nga Kumanova. Më 22 shtator 2024, para stadiumit të KF “Bashkimi” në rrugën “Vëllazërim Bashkim” në Kumanovë, M.D. ra dhe goditi kokën në tokë, pas çka vëllai i tij dhe oficerët e policisë e dërguan në spitalin në Kumanovë për ndihmë mjekësore. Pas dhënies së ndihmës, M.D. u arrestua pasi kishte një urdhër arresti gjyqësor për të, dhe më pas u transferua në Kompleksin e Klinikave në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik nga PTHP Kumanovë, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.