MPB ka njoftuar se me datë 26.09.2024 në ora 23:40 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.J.(28) nga Tetova. Ai rreth orës 22:00 është raportuar nga një i mitur nga Tetova, se e ka sulmuar me një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. A.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.