Goditet nga vetura këmbësori 86-vjeçar nga Poroji i Tetovës, dërgohet në spital me lëndime të rënda


MPB ka njoftuar se me 26 shtator 2024, në orën 15:40, në SPB Tetovë u raportua se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Poroj, një automjet “Volkswagen Touareg” me tabela regjistrimi nga Tetova, i drejtuar nga B.S. (35) nga fshati Xhepçisht, goditi këmbësorin A.S. (86) nga fshati Poroj. Këmbësori pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka keyer inspektimin në vendin e ngjarjes.