Uji në Gostivar nuk është i sigurt për pije, zbulohet prania e bakterjes Esheria Koli


Uji që furnizohet komuna e Gostivarit përmes ujësjellësit nuk është i sigurt për pije, njoftuan pasditen e sotme nga NK “Komunalec”. Në njoftimin për publikun shprehin keqardhjen për situatën e krijuar nga analizat e fundit mikrobiologjike.

“Bazuar në analizat e fundit mikrobiologjike, me keqardhje ju njoftojmë se uji nga ujësjellësi publik aktualisht nuk është i sigurt për pije. Testet mikrobiologjike kanë zbuluar praninë e baktereve koliforme dhe Escherichia coli (E. coli), të cilat mund të paraqesin rreziqe serioze për shëndetin.

Deri në njoftimin e radhës, ju këshillojmë të:

1. Shmangni pirjen e ujit nga rrjeti i furnizimit me ujë.
2. Përdorni ujë në shishe për pije dhe gatim.
3. Qëndroni të informuar për situatën përderisa ne punojmë për të zgjidhur problemin dhe për të garantuar sigurinë e furnizimit me ujë.

Shëndeti dhe siguria e banorëve të Gostivarit janë prioriteti ynë dhe ne do t’ju informojmë sapo uji të konsiderohet i sigurt,thujet në njoftimin e NP Komunalec-Gostivar, thuhet në njoftim.