Një burrë dhe një grua sot janë gjetur të vdekur në dy lokacione të ndryshme në Shkup.
“Më 25.09.2024, në orën 08:25, në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është raportuar se rreth orës 08:00, në shtëpinë familjare në rajonin e Draçevës, është gjetur i vdekur D.S. (56) nga Shkupi. Një mjek nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Gjithashtu në 25.09.2024, në orën 14:29, në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është raportuar se në një dhomë në një shkollë fillore në lagjen Ilinden, Shkup, është gjetur e vdekur S.M. (50) nga Shkupi, e punësuar në shkollë. Një mjek nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.