Më shumë se 30 të burgosur janë liruar gabimisht nga një burg në Britani


Më shumë se 30 të burgosur janë liruar gabimisht nga burgjet në Britani si pjesë e planit të qeverisë për lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve, raporton Sky News.

Një burim nga Ministria e Drejtësisë tha për mediat se më 10 Shtator u liruan gabimisht 37 persona, pasi shkeljet e tyre janë regjistruar gabim.

Pesë të burgosur ende nuk janë kthyer në burg, por shumica janë rikthyer në paraburgim, raporton media.

Sipas shkrimeve, rreth 1,700 të burgosur u liruan nga burgjet në Angli dhe Uells më 10 Shtator në përpjekje për të lehtësuar mbipopullimin në burgje, dhe pothuajse po aq pritet të lirohen në Tetor.

Në Korrik, sekretari i Drejtësisë, Sabana Mahmood, shpalli planet për të reduktuar përkohësisht numrin e dënimeve që të burgosurit duhet të vuajnë në burgje, nga 50 në 40 përqind.

Kjo ndodhi pasi Ministria e Drejtësisë njoftoi se për shkak të mbipopullimit, burgjet ishin në një pikë “shpërthimi”.