Modriç humb nervat dhe e shan gjyqtarin


Real Madrid fitoi 3:2 ndaj Alaves dje, ndërsa gjyqtari Muñiz Ruiz ndau katër kartonë të verdhë për “mbretërit”. Një nga kartonët e mori edhe Luka Modriç, i cili në një moment i dërgoi një sharje gjyqtarit.

“‘Në gojë të të q**’, komentoi veterani kroat, por Modriç kishte fat që nuk u vërejt dhe nuk mori ndonjë dënim shtesë. Në dy ndeshjet e fundit, në moshën 39-vjeçare, Modriç luajti vetëm 20 minutat e fundit për ekipin e tij.”