Tragjike në Shkodër, gjendet i mbytur në kanal punonjësi i FNSH


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se është gjetur i mbytur në një kanal një punonjës i FNSH.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.