Një avion i Jet2 nga Bullgaria për në Mbretërinë e Bashkuar u devijua papritmas drejt Këlnit pasi një pasagjer humbi jetën gjatë fluturimit. Fluturimi LS3214 u nis nga Burgasi, Bullgari, për në Liverpool të hënën rreth orës 13:00 me kohën lokale, para se ekuipazhi të shpallte gjendje të jashtëzakonshme dy orë më vonë.
Avioni u devijua drejt Këlnit, dhe pasi u ul në pistën e largët të aeroportit rreth orës 15:32, menjëherë mbërriti ambulanca. Thuhet se burri pësoi atak kardiak dhe u shpall i vdekur, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të pasagjerëve dhe ekuipazhit për ta reanimuar, shkruan *Mirror*. Pas disa orësh qëndrimi në aeroport, avioni më në fund u nis përsëri për në Liverpool në orën 21:17 dhe mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në 22:27.