19-vjeçari nga Kapazhdolli i Tetovës e therr me thikë një të mitur, arrestohet nga policia


MPB ka njoftuar se me datë 22.09.2024, në ora 21:30 në fshatin Kapazhdoll, zyrtarët policorë të SP Grupçin, në fshatin Kapazhdoll të Tetovës kanë privuar nga liria personin S.J.(19) nga ky fshat, duke vepruvar sipas një raportimi paraprak nga K.P.(39) nga po i njëjti fshat, që pas një debati të shkurtër verbal me djalin e tij të mitur, me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar një plagë me thikë. Mjeti i mprehtë është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa S.J. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundlr tij do të vijojë parashtresa përkatëse.