U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash


Një burrë i cili u rrëmbye në moshën gjashtë vjeçare ndërsa luante në një park në Kaliforni në vitin 1951, është gjetur më shumë se shtatë dekada më vonë falë ndihmës së një testi të prejardhjes në internet, fotove të vjetra dhe copëzave të gazetave, shkruan The Guardian.

Bay Area raportoi të premten se mbesa e Luis Armando Albino në Oakland – me ndihmën e policisë, FBI-së dhe departamentit të drejtësisë – gjeti xhaxhain e saj që jetonte në bregun lindor të SHBA.

Albino, baba dhe gjysh, është një zjarrfikës në pension dhe veteran i Trupave Detare që shërbeu në Vietnam, sipas mbesës së tij, 63-vjeçares Alida Alequin. Ajo gjeti Albinon dhe e ribashkoi me familjen e tij në Kaliforni në qershor.

Më 21 shkurt 1951, një grua e joshi Albino-n gjashtëvjeçar nga parku në Ëest Oakland, ku ai kishte qenë duke luajtur me vëllain e tij më të madh, dhe i premtoi në spanjisht se do t’i blinte karamele.

Në vend të kësaj, gruaja rrëmbeu djalin e lindur në Porto Riko, duke e çuar në bregun lindor, ku ai përfundoi me një çift që e rriti atë sikur të ishte djali i tyre, raportoi grupi i lajmeve.

Për më shumë se 70 vjet, Albino mbeti i zhdukur, por ai ishte gjithmonë në zemrat e familjes së tij dhe fotografia e tij varej në shtëpitë e të afërmve, tha mbesa e tij. Nëna e tij vdiq në vitin 2005, por kurrë nuk i hoqi shpresat se djali i saj ishte gjallë.