Me datë 22.09.2024, në ora 02:50, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, e kanë privuar nga liria personin A.G.(46) nga Gostivari, i cili është raportuar se në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.