Arrestohen dy hajdutë në Gostivar, sendet e vjedhura i kthehen pronarit

MPB ka njoftuar se me datë 21.09.2024, në ora 16:30 dhe në ora 17:00, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë arrestuar H.I. (56) dhe A.K. (43), të dy nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara se janë kryerës të një vjedhjeje të raportuar nga N.I. (43) nga fshati Dobërdoll, ku janë vjedhur disa sende. Sendet e vjedhura u janë gjetur dhe iu kthyen pronarit. H.I. dhe A.K. janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës