Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përsëritur faktin që vendi i tij nuk do të furnizojë me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën, pavarësisht kërkesave të kësaj të fundit.
Deklaratat e tij duket se janë në përpjekje për të marrë më shumë mbështetje në elektorat për Partinë e tij Social Demokratike (SPD) përpara votimit të së dielës, ku partia e tij sfidohet nga Alternativa ekstremiste për Gjermaninë (AfD).
Ukraina është duke luftuar me një pushtim të plotë rus për më shumë se dy vjet e gjysmë. Pavarësisht mbështetjes perëndimore, lufta është përhapur në territorin rus ndërsa trupat ukrainase sulmojnë në Kursk në një përpjekje për të sjellë presidentin rus Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve.
“Megjithëse shumë më kanë nxitur, unë nuk do të dorëzoj raketa që arrijnë deri në Moskë. Unë dua t’ju siguroj për këtë gjë, nuk do të ndryshoj qëndrim”, tha Scholz në një takim në Brandenburg.