Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur në lavatriçe kokainë, drogë sintetike dhe 10 mijë euro


Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se 51-vjeçari ishte me një të shkuar kriminale. Autoritete italiane kanë zbuluar një rrjet trafikimi të drogave të forta, teksa kontrollet ishin shtrirë në disa qytete. Policia tha se sekuestroi kokainë dhe një sasi të konsiderueshme parash cash, duke zbuluar trafik të mirëorganizuar në zonat e Brerës.

Gjatë një prej patrullimeve, oficerët vunë re një burrë të dyshimtë duke lëvizur në “Viale Tunizi”. 51-vjeçari shfaqi sjellje si një tregtar i mundshëm droge, duke shikuar përreth për të parë nëse po ndiqej.

Kjo tërhoqi vëmendjen e oficerëve, të cilët vendosën të monitoronin veprimet e tij, kurse emri i shqiptarit nuk u publikua. Më tej i dyshuari takoi një 44-vjeçar me origjinë amerikane dhe shkëmbeu një pako me të. Në këtë moment u krye ndërhyrja dhe në flagrancë u kapën 4 doza kokainë. Kontrolli i mëtejshëm zbuloi edhe 24 doza të tjera të fshehura në të brendshme dhe 6 pako me drogë sintetike “2-CB”.

Gjithashtu u sekuestruan 315 euro cash, dy celularë në xhep, si dhe një zarf me 7350 euro para të gatshme. Policia dyshon se ai nuk është shpërndarës i thjeshtë, por një menaxher grupi. Kontrolli u shtri në banesë, në lagjen Barona. Në kuzhinë u gjetën 20 pako të tjera “2-CB”, materiale paketimi droge dhe mbi të gjitha një shumë e madhe parash të fshehura brenda lavatriçes: 10 mijë euro cash. Hetuesit shpresojnë se nëpërmjet 51-vjeçarit do arrijnë tek kokat e grupit të narkotrafikut në Milano dhe më gjerë.