‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’, reperi i njohur ironizon me Ghetto Geasy-n


Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, që ka shkaktuar reagime të shumta ditët e fundit.

Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale.

Reperi ka ironizuar së bashku me mikun e tij Ghetto Geasy nëpërmjet dy postimeve në rrjete sociale të cilat i keni të paraqitura më poshtë

Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që shpesh krijojnë diskutime të gjera në publik.