SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër A.N. (33) nga Shtipi dhe R.L.(50) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
Më 03.06.2024, të dyshuarit qëllimisht e goditën me automjetin e tyre pasagjerik Sh.M., dhe më pas e sulmuan fizikisht, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm.