70-vjeçari i sulmon fizikisht 4 nxënës të shkollës fillorë në Bogovinë të Tetovës


Më 17.09.2024, në orën 12:15, në Stacionin Policor në Kamjan, drejtori i shkollës fillore në fshatin Bogovinë të Tetovës, E.M. (42) nga Bogovina, raportoi se gjatë pushimit të madh në një dyqan të fshatit, katër nxënës të shkollës ishin sulmuar fizikisht nga pronari i objektit, N.T. (70) nga Bogovina. Po merren masa për të sqaruar rastin.