(VIDEO)Qeni-robot bëhet pjesë e fuqisë punëtore në fabrikën e kompanisë „Jaguar Land Rover“


Kompania „Jaguar Land Rover“ në fabrikën e saj në Coventry, ku prodhon dhe teston automjetet elektrike, ka filluar të përdorë një robot-qen të quajtur „Rover“.

Ky robot është i pajisur me teknologji „AI“ dhe është prodhuar nga kompania „Boston Dynamics“. Me katër këmbë, robot-i patrullon fabrikën dhe mund të kryejë deri në 24 patrulla në ditë, duke realizuar disa veprime mbresëlënëse. Ai është në gjendje të hapë derën vetë, të kontrollojë valvulat dhe makineritë, të zbulojë rrjedhje gazi dhe të monitorojë temperaturën e baterive. Këto funksione i ndihmojnë inxhinierët në fabrikë të përqendrohen në analizën e të dhënave dhe zgjidhjen e problemeve, pa pasur nevojë të monitorojnë vazhdimisht pajisjet.

Fabrika në Coventry ka një rol të madh në planet e „Jaguar Land Rover“ për t’u bërë një markë plotësisht elektrike deri në vitin 2030. Ajo është e pajisur me një numër të madh pajisjesh që duhen monitoruar, dhe këtë detyrë e ka marrë robot-qeni.

„JLR“ ka në plan të fillojë përdorimin e robotëve në të gjitha fabrikat e saj në të gjithë botën dhe aktualisht po përgatitet për prodhimin e modelit „Range Rover Electric“ në fabrikën e Solihull.

„JLR“ ka ambicie të mëdha për t’u bërë një markë luksoze plotësisht elektrike, ndërsa modeli i parë do të jetë „GT“, i cili pritet të jetë modeli më i fuqishëm dhe më ekologjik i „Jaguar“ deri tani, me një arritje rreth 700 kilometra.

Për të realizuar këtë plan, „JLR“ po investon 18 miliardë paund në strategjinë e saj „Reimagine“. Në fabrikën „Lyon Park“, kompania ka filluar gjithashtu përdorimin e robotëve për pastrim, të cilët largojnë pluhurin nga qelizat e baterive para përbërjes së tyre.