Sot (17.09.2024), në ora 12:15, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin “Marshal Tito” në Tetovë, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.A. (25) nga fshati Kamjan i Tetovës, ka goditur këmbësorin R.R. (61) nga Tearca, i cili ka ndërruar jetë në vend nga lëndimet e marra. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga një ekip i SPB Tetovë në bashkëpunim me Prokurorin Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.