Ndodhi në Maqedoni: Nuk kishte vend në burg, 3 policë e lirojnë të dënuarin, prokuroria u ngre padi penale


Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale ka paraqitur kallëzim penal për veprën penale “moszbatim i vendimit gjyqësor” sipas nenit 377 të Kodit Penal kundër T.L., I.D. dhe R.T., zyrtarë policorë nga Stacioni Policor ON Manastir në SPB Manastir, në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Njësia e specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve.

Më 02/03.06.2024, i kallëzuari i parë dhe i dytë nuk kanë vepruar sipas urdhrit me shkrim të Gjykatës Themelore Kërçovë për transportimin e një personi të dënuar në një institucion ndëshkimor për të zbatuar dënimin e vendosur me vendim të formës së prerë për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti. Konkretisht, pasi ishte gjetur dhe arrestuar më parë, i dënuari A.A. nga Kërçova u dërgua në burgun e Manastirit nga i akuzuari i parë dhe i dytë. Megjithatë, pasi një punonjës i burgut supozohet se nuk e pranoi të dënuarin për shkak të mungesës së vendeve të lira në institucionin e burgut, i kallëzuari i parë dhe i dytë e liruan të dënuarin pa miratimin e gjykatës, e cila kishte lëshuar urdhrin me shkrim, dhe pa hartuar asnjë dokumentacion zyrtar. Kjo veprimtari u realizua me miratimin paraprak të të kallëzuarir të tretë në cilësinë e përgjegjësit, i cili nuk lëshoi urdhër që i dënuari të sillet dhe të mbahet në Stacionin Policor ON Manastir për procedurë të mëtejshme, në kundërshtim me nenin 15 të Rregullores për kryerjen e detyrave policore në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e tij, do të paraqesë një propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore kundër zyrtarëve policorë T.L., I.D. dhe R.T., si dhe do të vendosë masa të detyrueshme për largimin e tyre nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.