Është anuluar seanca gjyqësore në gjykatën e apelit për rastin TANKU, në të cilën duhej të vendosej për burgosjen e Nikolla Gruevskit. Ky i fundit ka dërguar ankesë për këtë vendim, i cili do ta linte atë prapa grilave për 2 vjet. Anulimi i seancës u bë për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit, Nikolla Gruevski, dhe avokatëve të tij, të cilët ishin të detyruar të paraqiten në seancën kryesore për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”, e cila ishte e caktuar për tu zhvilluar në të njëjtin termin. Avokati mbrojtës i Nikolla Gruevskit, Boro Tasevski tha se orari i seancave gjyqësore është absurd dhe ata kërkohen të paraqiten në disa seanca në të njëjtën kohë.
“Zotëri Z. Nikolla Gruevski zgjodhi të merrte pjesë në këtë gjykim dhe si mbrojtës të tij, duke pasur frikë se mund të dënohemi nëse bëjmë shtyrjen e një seance të tillë, të mësuar nga shembulli i ditës së mëparshme, kur nuk u pranua shtyrja e seancave për shkak të përputhjes së terminëve dhe kishte dënime të mbrojtësve” deklaroi avokati i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, Boro Tasevski.
Avokati Tasevski kritikoi kërkesën e djeshme të prokurores speciale Katica Janeva se nuk po ka seanca të mjaftueshme për rastet e PPS-së. Në lidhje me këtë, si dhe rastet e ekstradimit të akuzuarve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska tha se Ministria e drejtësisë bënë gjithçka që është e mundur me qëllim që seancat gjyqësore nëpër gjykata të zhvillohen me rregull.
“Në interes tonë është që të mundësojmë që sa më shpejtë të zhvillohen seancat gjyqësore të cilat po udhëhiqen nëpër gjykatat e Republikës së Maqedonisë”deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Ndryshe, nesër në gjykatën e Apelit pritet të zhvillohet seanca publike për rastin Tank, gjegjësisht për blerjen e “Mercedesit” prej 580 mijë euro. Ai nga Gjykata Penale është dënuar me dy vite burg dhe nëse deri në tetor Gjykata e Shkallës së Dytë e vërteton këtë aktvendim, atëherë aktgjykimi ndaj tij bëhet i plotfuqishëm.
Përgatiti Bajram Memeti