Arrestohet Leonora Gashi, i bëri foto në shtrat të moshuarit dhe ia mori 50 mijë euro


Leonora Gashi, 41-vjeçare, e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës katër ditë më parë, dyshohet se përmes shantazhit me fotografi nga shtrati ia mori 50 mijë euro një të moshuari në Prishtinë.

Gashi është arrestuar të hënën në një aksion policor, tha Policia e Kosovës të martën në raportin 24-orësh.

Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do t’i publikonte disa foto të tij”, tha Policia.

“Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash”, shtoi Policia në njoftim.

Leonora arriti që brenda pak ditësh ta bëjë për vete një të moshuar (71 vjeçar) të cilit i kurdisi një skenar të rrezikshëm.

Ajo e bindi 71 vjeçarin që të kenë raporte intime me të dhe e shfrytëzoi momentin për t’i bërë foto në shtrat me të, shkruan Indeksonline.

Duke e shantazhuar më pas se fotot do të ia dërgonte familjes së tij, Leonora arriti të kapë nga i moshuari plot 50 mijë euro.

Në një aksion të organizuar të policisë, dje është kapur në një banesë e dyshuara Leonora Gashi.

Me vendim të prokurorit, 41 vjeçarja është dërguar në mbajtje.