Kompletohet Këshilli i Sigurisë, Siljanovska emëroi edhe Hajredinin, Jordanovën dhe Spiridonovin


Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka ka emëruar anëtarë të rinj të Këshillit të sigurisë.

Ata janë:

– Malinka Ristevska Jordanova – ekspert i eurointegrimeve,
– Xhevdet Hajredini – ish ministër i Financave dhe
– Vlladimir Spiridonov – ekspert për ndryshime klimatike

Me këta emërime, siç njoftojnë nga Kabineti i Siljanovskës, Këshilli i Sigurisë është plotësuar në tërësi.

Anëtarë të Këshillit të sigurisë janë:

Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit,
Hristijan Mickoski – kryetar i Qeverisë,
Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme,
Vllado Misajllovski – ministër i Mbrojtjes,
Timço Mucunski – ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme,
Xhevdet Hajredini –
Malinka Ristevska Jordanova dhe
Vlladimir Spiridonov.