Futbollisti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani ka vazhduar kontratën me Interin.
Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Interit së paku deri në vitin 2028.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Asllani është pjesë e Interit që nga viti 2022 kur u transferua nga Empoli.
Sezonin e fundit ai ka realizuar një gol e dy asistime me fanellën zikaltër.