VIDEO/ Fansat tentojnë të filmojnë pjesët intime, Shakira lë skenën e nervozuar


Këngëtarja e njohur Shakira, është bërë protagoniste e një skene të sikletshme, teksa ishte duke performuar në skenë në Miami.

Një pjesë e fansave po tentonin që të bënin video, pjesëve të saj intime, gjë që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të këngëtares, dhe më pas solli largimin e saj nga skena.

Siç shihet edhe në videot që janë bërë virale, Shakira u ngjit në skenë në LIV Miami dhe filloi të kërcente në mënyrën e saj unike me këngën e saj të re të titulluar Soltera.

Mirëpo, në një moment këngëtarja nga Kolumbia kuptoi se disa nga shikuesit e rreshtit të parë po përpiqeshin të regjistronin me celular se çfarë kishte veshur nën fustan. Në fillim Shakira u bëri një tundje me kokë refuzuese për t’i bërë të ditur se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe më pas u largua nga skena e mërzitur.