Zyra e fushatës së Donald Trump deklaroi këtë të diel se kishte pasur të shtëna armësh në afërsi të ish-Presidentit.
“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, – tha zëdhënësi i fushatës së ish-Presidentit, Steven Cheung në një deklaratë duke mos bërë komente të tjera.
Ish-presidenti ishte duke luajtur në klubin ndërkombëtar të golfit “Trump” në West Palm Beach. Loja u ndërpre dhe fusha u mbyll menjëherë tha për CNN një burimi të njohur.
Kandidati republikan i shpëtoi një atentati pak kohë më parë kur u qëllua gjatë një takimi publik.