MPB ka njoftuar se më 14.09.2024, në ora 15:00, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë arrestuar M.J. (47) nga Sllatinë, pasi ishte denoncuar nga N.I. nga Nerashti, se një ditë më parë kishte marrë një automjet “Škoda” me targa të Shkupit dhe nuk ia kishte kthyer. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet një kallëzim përkatës ndaj tij.