Dëmtohet 47-vjeçari nga Reçica e Madhe e Tetovës: Punonjësi i një kompanie për kredi të shpejta merr kredi në emër të tij


Më 14.09.2024, në orën 19:35, në SPB Tetovë, një burrë 47-vjeçar nga fshati Reçicë e Madhe ka raportuar se të dhënat e tij personale janë keqpërdorur dhe është marrë një kredi e shpejtë pa dijeninë e tij nga një punonjës i një kompanie të kredive të shpejta. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.